Ruajini Fotografitë Tuaja të Vjetra Familjare Përpara se të Humbasin

Të gjithë kanë fotografi të vjetra të familjes, të futura diku në sirtarë, albume dhe papafingo. Programi FamilySearch e bën të lehtë që t’i ruani, organizoni dhe shpërndani fotografitë, historitë dhe dokumentet e paraardhësve tuaj në mënyrë që të mund të gëzohen për breza me radhë.

Si Funksionon Kjo

Kthejini fotografitë e vjetra të familjes në kujtime të ruajtura të familjes në veç pak hapa.

Hapi 1

Ngarkoni një fotografi të vjetër të familjes

Bëjini një fotografi ose skanojeni një fotografi të vjetër të familjes, edhe nëse është e zbehur, e grisur ose e futur diku në një album të vjetër.

Hapi 2

Shtoni emra dhe hollësi

Etiketojini njerëzit në fotografi, shtoni datat, vendet e historitë dhe lidheni fotografinë me parardhësin/en e duhur.

Hapi 3

Tregojani familjes suaj

Pasi fotografia juaj të jetë ngarkuar, të afërmit mund ta zbulojnë atë, të gëzohen me të dhe të shtojnë më shumë informacion te historia juaj e familjes që keni shpërndarë.

Fotografi e vjetër dasme me njerëz të etiketuar.

Më Tepër Sesa Thjesht Fotografi

Programi elektronik Kujtimet në FamilySearch ju ndihmon të ruani më tepër sesa fotografi. Mund të shtoni edhe histori, dokumente dhe zëra që i japin jetë historisë së familjes suaj.

Fotografitë

Ngarkojini fotografitë e familjes dhe paraardhësve tuaj, qoftë nëse janë të skanuara, të fotografuara apo tanimë në format digjital.

Dokumentet

Ruajini letrat, ditarët, certifikatat, recetat e gatimit, dokumentet e shërbimit ushtarak dhe dokumentet e tjera të skanuara të familjes.

Historitë

Shkruani me tastierë histori, kujtime dhe hollësi të familjes që shpjegojnë se cilët ishin paraardhësit tuaj dhe çfarë kishte rëndësi për ta.

Materialet Zanore

Regjistrojini ose ngarkojini zërat e prindërve, gjyshërve e gjysheve dhe të të afërmve tek e tregojnë historinë e vet me fjalët e veta.

Albumet

Përdorini albumet për koleksione të kujtimeve që kanë lidhje me njëra‑tjetrën.

Nisni Sot

Përdorini këto veçori të fuqishme për t’i ruajtur e shpërndarë kujtimet tuaja të vyera.

Përse të Zgjidhni Programin Elektronik Kujtimet në FamilySearch?

Shumë programe elektronike mund të ruajnë fotografitë. Programi Kujtimet në FamilySearch është i projektuar ta ruajë historinë e familjes në mënyra në të cilat asnjë shërbim tjetër nuk mundet.

Falas dhe me ruajtje për brezat e ardhshëm

Dokumentet historike shpesh mund të zbulojnë hollësi të rëndësishme se ku jetoi familja juaj.

I organizuar qark njerëzve dhe historive

Ndryshe nga një program elektronik i përgjithshëm për fotografitë, programi FamilySearch i lidh fotografitë, dokumentet, historitë dhe materialet zanore drejtpërsëdrejti te njerëzit në pemën tuaj familjare.

Me lidhje me një pemë të përbashkët familjare

Një i afërm i largët mund të ketë ngarkuar tashmë një fotografi, histori ose dokument rreth paraardhësit tuaj.

I sigurt dhe me orientim kah familja

Programi FamilySearch përdor standarde të respektueshme për përmbajtjen dhe i mban private kujtimet mbi njerëzit e gjallë.

Ju vendosni

Zgjidhni nëse një kujtim të jetë publik, privat apo i shpërndarë te një grup. Programi FamilySearch nuk i shet të dhënat tuaja.

Rrokeni historinë familjare teksa ajo ndodh

Asnjëherë nuk i dihet se kur do të shfaqet mundësia për një histori apo fotografi familjare, klasike ose të përzemërt. Jini gati me programin për telefonat celularë Kujtimet në FamilySearch.

Merre programin elektronik Kujtimet [Memories]!

Pyetje që Bëhen Rëndom

Mos i Lini Fotografitë Tuaja të Vjetra të Familjes të Mbeten të Fshehura!

Historitë në fotografitë tuaja kanë rëndësi! Ruajini ato tani që familja juaj të mund t’i gëzojë për breza me radhë.

Ose nënshkruajeni hyrjen me: